Dimovski: Lustrimin e përkrah edhe Evropa

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski ka thënë sot në Parlament se procesi i lustrimit jo që merr përkrahje por edhe në kontinuitet Maqedonia merr udhëzime ai si i tillë të jetë më i shpejtë, më efikas dhe më i fortë nga ky që e kemi votuar. 

“Sipas vlerësimeve të gjitha institucioneve kompetente ndërkombëtare, Këshillit të Evropës, Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian e kështu me radhë, i domosdoshëm është zbatimi i procesit të lustrimit në të gjitha shtetet postkomuniste. Për mua është tërësisht e papranueshme dhe ajkë tërësisht politike e cila këto disa vite e fundit zbatohet nga LSDM dhe mediat dhe intelektualët të afërt të saj, kundër procesit të Lustrimit dhe kundër përbërjes së deritashme të Komisionit të Lustrimit. Kjo dukshëm bëhet me qëllim që të pastrohen biografitë e disa njerëzve të afërt të LSDM-së të cilët dukshëm në të kaluarën deri në 90-ën dhe pas 90-ës, i kanë keqpërdorur pozitat e tyre ose kanë ardhur deri në pozita falë bashkëpunimit me shërbimet sekrete dhe bazuar në, thënë në mënyrë popullore, spiunim të miqve të tyre, familjarë të tyre për fat të keq, koleg të tyre, për shkak të bindjes së ndryshme politike dhe ideologjike e cila në mbi 90 për qind të rasteve ka të bëjë me bindjen ideologjike për Maqedoni të lirë, të pavarur dhe demokratike”, ka thënë Dimovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button