BE: Maqedonisë i mbetet të vazhdojë me reformat

Me 74 vota “pro” ndryshimet në kodin zgjedhor me marrëveshje midis Qeverisë dhe opozitës kaluan në Kuvend me procedurë të shkurtuar. Zëdhënësi i eurokomisarit për zgjerim Shtefan Fyle, Piter Stano sot deklaroi se Komisioni Evropian është njoftuar për marrëveshjen që është arritur mes dy partive rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor dhe se të njëjtat po shqyrtohen në Kuvend.

“Sic e dini reforma zgjedhore ishte një pjesë e rëndësishme nga dialogu paraqasës që e kemi udhëhequr në të kaluarën me qeverinë e Maqedonisë, dhe njëkohësisht kjo ishte një element i rëndësishëm nga marrëveshja politike që është arritur në më 1 Mars”, deklaroi Stano.

Stano shtoi se komisari për zgjerim File shumë qartë javën e kaluar deklaroi se dialogu në nivel të lartë do të vazhdojë që të zbatohet si instrument me çka do të ndihmohet procesi reformues në vend.

“Maqedonisë i mbetet që të sigurojë përkushtim nga ana e Qeverisë për vazhdimin e implementimit të reformave”, tha Stano.

Lajme të ngjashme

Back to top button