fbpx

Shkup, grupi punues do të balancojë njësitë zgjedhore në Maqedoni

Do të formohet grup punues në Parlament i cili do të punojë për zgjidhjen e problemit të njësive zgjedhore në Maqedoni të cilat tejkalojnë numrin e votuesve duke shkelur kështu Kodin Zgjedhor, njofton Portalb.mk.

LEXO: Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë jo-ligjore nëse nuk balancohen njësitë (DOKUMENT)

Kryetarët e grupeve parlamentare të katër partive politike BDI, PDSH, VMRO-DPMNE dhe LSDM lajmëruan se brenda javës grupi punues i cili do të përbëhet nga ata dhe nënkryetarët e parlamentit do të mblidhet dhe do të shqyrtojë propozimet si të eliminohet disbalanci i njësive zgjedhore.

Rafis Aliti nga BDI-ja tha se grupi do të merr në konsideratë propozimet e gjitha partive dhe në fund do të del me zgjidhje konkrete dhe ndryshim të Kodit Zgjedhor. Ai nuk shpalosi cili është qëndrimi i BDI-së për balancimin e njësive zgjedhore.

Nga ana tjetër, Imer Aliu nga PDSH-ja i zbuloi kërkesat e partisë së tij me qëllim të barazimit të votës së qytetarëve.

“Kërkesa e parë e jona është që të bëhen ndryshime në pjesën që ka të bëjë me përqindjen e lejuar të tejkalimit të numrit të votuesve në njësitë zgjedhore, nga 5 që është tani të bëhet në 1. Kjo mundëson garantim të barazisë së votës në Maqedoni. Tani si që është kjo dispozitë ,në masë të madhe janë dëmtuar shqiptarët dhe autorët e kësaj dispozite janë BDI, VMRO dhe LSDM. Nëse ky propozim nuk pranohet ne do të kërkojmë ndryshim të kufijve të të gjitha njësive zgjedhore në Maqedoni, ndërkaq nëse edhe kjo nuk pranohet ne propozojmë ndryshim të numrit të deputetëve nëpër njësi zgjedhore. Për shembull nëse tejkalohet numri i votuesve në njësinë 6, ne kërkojmë që njësia 6 në proporcion me numrin e votuesve të nxjerrë më shumë deputetë. “ tha Aliu, njofton  Portalb.mk.

VMRO-ja nuk sheh disbalanc në njësitë tjera por vetëm në Njësinë numër 6, andaj sipas Ilija Dimovskit, nuk duhet kjo të jetë arsye eventuale për mos-mbajtjen e zgjedhjeve.

“Vetëm njësia 6 del nga korniza ligjore, mendoj që nuk është korrekte që në këtë mënyrë si veprojnë partitë tjera, distancohen nga disa procese për mbajtjen e zgjedhjeve” tha Dimovski, njofton Portalb.mk.

Goran Sugarevski nga LSDM-ja tha se kjo parti do të jep qëndrimin e tyre pasi që të sheh qëndrimet e partive të tjera. /Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button