Krizë në martesën e Obamës? Mediat lokale në SHBA flasin për divorc

Duket se në Shtetet e bashkuara të Amerikës një valë thashethemësh të ndezura nga disa revista locale, flasin për një krizë në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas gazetës National Enquire Bëhet fjalë për carje ne raportin martesor, mes Presidentit barak Obama dhe zonjës së parë Michele.

Revistat kanë publikuar informacione,ku pretendohet, se Zonja e parë e Amerikës ka zbuluar dy raste tradhëtie bashkëshortore të presidentit, të cilat ishin mbuluar më parë nga agjentët e shërbimeve sekrete të SHBA-së.

Madje shkrimet e mediave, thone se cifti presidencial tashmë fle në shoma të ndara dhe se gjithcka është vulosur me kontaktimin e një avokati divorci nga Michele Obama, transmeton ABC news.

Por nga ana tjeter nga Shtëpia e bardhë nuk ka ardhur asnjë lajm zyrtar lidhur me cështjen në fjalë. Në vigjilje të 50 vjetorit të saj,qe daton te premten me 17 Janar, Michele Obama, në intervistën e vetme të dhënë për revistën People ,tregon për përgatitjet e festës, e cila do të mbahet në Shtëpinë e bardhë, me rastin e ditelindjes së saj.

Duke folur për stërvitjen fizike, qe eshte tepër të rëndësishme per te dhe për faktin se gjëja kryesore për të është të jetë një mama e mirë për vajzat e saj, Zonja e parë e amerikës nuk shprehet mbi fjalët lidhur me divorcin e pretenduar nga revistat e thashethemeve,por majftohet te thote se po sheh perpara si grua, nene e bashkeshorte.

Lajme të ngjashme

Back to top button