Tetovë, shumë para nga diaspora, si të konvertohen në investime konkrete?

Në  Universitetin e Evropës Juglindore  sot është mbajtur konferenca “Diaspora investon” e organizuar  nga ana e Komunës së Tetovës, Odës ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore përkrahur  nga USAID .

Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini tha  se Maqedonia  ofron mundësi të mira për të investuar, ajo është duke bërë përpjekje për të tërhequr investimet e huaja.

Saraçini, duke iu referuar statistikave zyrtare, tha se në vitin 2012, transferet private nga jashtë në shtet kanë arritur vlerën 1.6 miliard euro, ose 20 për qind nga Prodhimi Bruto Vendor. Sipas tij, qëllimi është që këto mjete të konvertohen në investime konkrete që do të mundësonin punësimin e më shumë vetave.

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, shprehi gatishmërinë e sajë për të ndihmuar diasporën për të investuar në vend.

“Rajoni i Pollogut ka mjaftë presona që janë në diasporë dhe ata investojnë në  mënyra të ndryshme në shtëpi dhe përkrahin familjet e tyre. Ne  duam që të hapim një zyrë për lidhje për t’i ndihmuar diasporës shqiptare që të investojë në Maqedoni”, ka theksuar Teuta Arifi.

Ndërsa kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Perëndimore, Menderes Kuçi, tha se mërgimtarët nuk kanë besim tek organet përkatëse për të bërë  investime  në Maqedoni. Sipas tij, pushteti qendror dhe ai lokal duhet të punojnë për të kthyer besimin tek diaspora.

Lajme të ngjashme

Back to top button