Skandali seksual i Vatikanit, nis dëgjesa nga OKB

Një komitet i BE-së do të marrë në pyetje zyrtarët e Selisë së Shenjtë, lidhur me abuzimet seksuale të mijëra fëmijëve nga klerikët Katolik.

Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve pritet të bëjë një sërë pyetjesh, duke detyruar Selinë e Shenjtë të mbrojë veten në publik për herë të parë. Ajo përballet me akuza se ka mbrojtur priftërinjtë pedofil në kurriz të viktimave.

Vatikani refuzoi një kërkesë për informacion më parë, duke thënë se çështjet në fjalë ishin përgjegjësia e vendeve në të cilat ndodhi abuzimi. Ndërkohë vetë Papa Françesku tha se përballja me rastet e abuzimeve seksuale ishte jetësore për besimin e Kishës Katolike. 

Muajin e kaluar, Papa lajmëroi se do të ngrihej një komitet i Vatikanit për të luftuar abuzimin seksual të fëmijëve në Kishë dhe të ofronte ndihmë për viktimat. Ai gjithashtu forcoi ligjet e Vatikanit mbi abuzimin e fëmijëve.

Kisha Katolike është përballur me një numër të madh akuzash për abuzim seksual të fëmijëve nga priftërinjtë në të gjithë botën dhe është kritikuar për përgjigjet e tyre. – See more at: http://www.shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=196015&IDCategoria=1#sthash.CO5kv5hy.dpuf

Një komitet i BE-së do të marrë në pyetje zyrtarët e Selisë së Shenjtë, lidhur me abuzimet seksuale të mijëra fëmijëve nga klerikët Katolik.

Komiteti për të Drejtat e Fëmijëve pritet të bëjë një sërë pyetjesh, duke detyruar Selinë e Shenjtë të mbrojë veten në publik për herë të parë. Ajo përballet me akuza se ka mbrojtur priftërinjtë pedofil në kurriz të viktimave.

Vatikani refuzoi një kërkesë për informacion më parë, duke thënë se çështjet në fjalë ishin përgjegjësia e vendeve në të cilat ndodhi abuzimi. Ndërkohë vetë Papa Françesku tha se përballja me rastet e abuzimeve seksuale ishte jetësore për besimin e Kishës Katolike.

Muajin e kaluar, Papa lajmëroi se do të ngrihej një komitet i Vatikanit për të luftuar abuzimin seksual të fëmijëve në Kishë dhe të ofronte ndihmë për viktimat. Ai gjithashtu forcoi ligjet e Vatikanit mbi abuzimin e fëmijëve.

Kisha Katolike është përballur me një numër të madh akuzash për abuzim seksual të fëmijëve nga priftërinjtë në të gjithë botën dhe është kritikuar për përgjigjet e tyre./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button