fbpx

Ivanovski: VMRO-DPMNE ti zbulojë kodoshët që janë në qeveri

Ajo që ne nuk mund të pajtohemi është mënyra se si e ndryshuat dhe shkatërruat procesin e lustrimit, deklaroi deputeti I LSDM-së Igor Ivanovski në debatin e  sotëm në Kuvend.

“Është gënjeshtër Ilija Dimovski se LSDM-ja është kundër procesit të lustrimit. Është gënjeshtër sepse LSDM-ja e ka votuar këtë proces të lustrimin që në fillim. Dhe jo Maqedonia dhe LSDM-ja, por Këshilli I Evropës që është institucion I vetëm përgjegjës për të drejtat e njeriut në të gjitha raportet, ka konstatuar se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe kërkon korrigjime. Citoj, në ligjin kontrovers për lustrim dhe respektimin e mendimit të Komisionit të Venecisë nga viti 2013. Ju Ilija Dimovski nëse jeni njeri i drejtë dhe i ndershëm, tregoni emrat e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, në kontinuitet në disa udhëheqësi në partin tuaj, që nuk kanë qenë viktima të komunizmit, ose socializmit dhe janë të ulur në komitetin qendror dhe ekzekutues të VMRO-DPMNE-së. Në këtë grup parlamentar dhe në organet e LSDM-së kështu njerëz nuk ka”, tha Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button