Donacion dhe ndihmë eksperte nga Izraeli për vërshimet në rajonin e Shkupit

Ambasadori i Izraelit në Maqedoni, Dan Orijan dhe ekspertët izraelitë sot dhe nesër në Shkup do të zbatojnë aksione për ndihmë të Maqedonisë në luftën kundër pasojave nga moti i ligë dhe vërshimet të cilat e goditën Shkupin muajin e kaluar, raporton MIA.

Ambasadori Orijan sot do të dorëzojë donacion me materiale ndërtimore te përfaqësuesit e komunitetit lokal të Stajkovcit, pas çka ekspertët izraelit do të bëjnë kontroll në lokacionet më të dëmtuara. Pas atyre aktiviteteve në rajonin e Shkupit, në organizim të ambasadorit është paralajmëruar mbledhje pune mes ekipit të ekspertëve izraelit dhe përfaqësuesve të ministrive për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor dhe për transport dhe lidhje, kryetarët e komunave dhe ekipet e tyre profesionale nga shumë qytete të Maqedonisë. Qëllimi i mbledhjes është parandalimi i dëmeve të ardhshme nga vërshimet në mjediset urbane përmes implementimit të ekspertizës izraelite.

Ekipi i ekspertëve nga Izraeli nesër në bashkëpunim me ADKOM, Asociacioni i dhënësve të shërbimeve komunale të Maqedonisë, duhet të mbajë trajnim seminar treditësh për 70 përfaqësues të ndërmarrjeve komunale nga e gjithë Maqedonia me temë “Përvojat izraelite në sektorin e ujërave dhe menaxhmenti me infrastrukturat e ujit”.

“Izraeli, si vend udhëheqës në inxhinierinë e ujërave ua jep në dispozicion kolegëve të Maqedonisë përvojat e tij për luftë kundër vërshimeve të cilat janë pjesë e pasojave të ndryshimeve klimatike, me theks të veçantë në mbrojtjen e mjediseve urbane”, thuhet në kumtesën e zyrës së ambasadorit të Izraelit në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button