Gjykata e Apelit vendos, Petkovski t’i paguaj 650 mijë denarë Gruevskit

Gjykata e Apelit, ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore Shkup 2,sipas së cilës lideri i PRSD, Tito Petkovski, për shkak të prishjesh së imazhit të kryeministrit Nikolla Gruevski, duhet t’i paguaji atij 650 mijë denar.

Gjykata Themelore Shkup 2, ka marrë këtë vendim që në në qershor, në seancën gjyqësore të Gruevskit kundër Tito Petkovskit.

Sipas gjykatës, pjesërisht është miratuar padia për shpifje edhe pse siç, thotë gjykata, Petkovski, për javoren “Fokus”, dha deklaratë me qëllim që ti bëjë dëm imazhit të kryeministrit Nikolla Gruevski.

Kur është shqiptuar vendimi gjyqësorë, në gjykatë nuk kanë qenë as Gruevski dhe as Petkosvki në sallën e gjykatës, por vetëm avokatët e tyre.

Gruevski  e ka paditur liderin e PRSD-së, Tito Petkovskin për shpifje në një tekst të botuar para një viti në “Fokus”, ku Petkovski, shkruan se “kryeministri me një letër dërguar Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, ka pranuar propozimin e mediatorit, Nimic për emrin, Republika e Maqedonisë-Shkupi, vetëm pak kohë para mbajtjes së samitit të NATO-s në Bukuresht.

Lajme të ngjashme

Back to top button