Ambasadorët e rinj për Pajtim në konferencë në Beograd

“Ambasadorët e rinj për pajtim”, ishte titulli i një seminari të organizuar nga organizata “Komisioni Rinor i Edukimit” me seli në Beograd, që u mbajt nga 8-13 dhjetor në këtë qytet.
20 pjesëmarrës nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia dhe Serbia morën pjesë në konferencën e financuar nga Ambasada Britanike në Beograd.

Programi kishte për qellim që të siguron ambasadorët e rinj nga rajoni, mundësinë për të diskutuar dhe ndarë përvojat në procesin e tranzicionit dhe të pajtimit në rajon, duke e ditur se ky rajon është me plot çështje të pazgjidhura të karakterit historik, politik dhe social, duke përdorur integrimin evropian si një mekanizëm ndihmës. Aty u diskutuan disa çështje të tilla si të historisë dhe të të drejtave të njeriut, zgjidhjen e konflikteve, sfidat evropiane, etike dhe përgjegjësisë.
Një prej ambasadorëve të rinj të cilët morën pjesë në seminar  ishte një përfaqësuese nga Maqedonia, Sanja Cvetkova nga Këshilli Rinor i Komunës së Strumicës.

Lajme të ngjashme

Back to top button