Vdes një person nga gripi në Maqedoni

Gripi i cili kohëve të fundit mori hov në Maqedoni ka marrë jetën e viktimës së parë. Sipas informacioneve të publikuara në mediat maqedonase jetë nga gripi ka ndëruar një grua e moshuar.

Viktima e parë e gripit në Maqedoni është 67 vjeçarja nga Velesi, e cila ka ndërruar jetë mbrëmë në Klinikën për sëmundje infektivë ku është hospitalizuar para dy ditëve.

Pacientja vuante nga sëmundje kronike ndërsa ka pasur edhe sëmundje të zemrës dhe veshkave.

Nga analizat e bëra është vërtetuar se pacientja vuante nga tipi I gripit A (H3N2).

Lajme të ngjashme

Back to top button