Komuna e Dibrës do të ndaje 59 milion denarë për rrugët lokale

Komuna e Dibrës këtë vit planifikon të shpenzon mjete në vlerë prej 59 milion denarë për përmirësim të infrastrukturës rrugore, në përputhje me programin për ndërtim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale.

Shuma më e madhe e mjeteve të planifikuara, ose 42 milion denarë do të jenë për ndërtimin dhe rindërtimin  e rrugëve të qytetit.

Sipas programit të Komunës së Dibrës, nga shuma e përcaktuar për infrastrukturën rrugore, 
15 milion do të shpenzohen për rregullimin e rrugës kryesore prej te  hamami i qytetit deri të Shtëpia e pensionistëve, 8,5 milion denarë për ndërtimin e trotuareve në drejtim të liqenit të Dibrës, 8 milion për ndërtim të rrugëve tjera të qytetit.

Për asfaltim dhe riasfaltim të rrugëve lokale janë të planifikuara mjete në vlerë prej 11 milion denarë. Prej tyre 5 milion janë për riasfaltim të një pjese të rrugëve lokale  për fshatin më të madh të Dibrës, Mogorçë, 5 milion denarë për një pjesë të rrugës lokale drejt fshatit Kosovrast të poshtëm dhe fshatit Banisht. 

500 milion denarë janë të planifikuara për ndërtim të rrugëve lokale drejt fshatrave Xhepishtë dhe Otishan.

Për mirëmbajtje të rrugëve lokale dhe lagjeve në qytet dhe nëpër fshatra janë të parapara 15 milion denarë , për sanim të rrugëve janë paraparë dy milion denarë , po aq edhe për  vendosjen e sinjalizimit vertikal dhe horizontal. Janë paraparë gjithashtu 500 milion denarë për përgatitje të projekteve dhe studimeve të ndryshme në sferën e infrastrukturës rrugore.

Lajme të ngjashme

Back to top button