fbpx

Bullgari Miliev përforcon Shkëndijën

Kryesia e Shkëndijës bën goditjen e radhës duke angazhuar mbrojtësin bullgar Jordan Hristov Miliev. Bëhet fjalë për futbollist 26 vjeçar, 184 cm i lartë dhe me përvojë të madhe ndërkombëtare. Miliev është prodhim i shkollës së futbollit të Lokomotiv Plovdivit, për të cilët ka zhvilluar 66 paraqitje në Ligën e Parë të Bullgarisë. Në Tetovë vjen nga radhët e Levskit të Sofjes në fanellën e së cilës ka shënuar 91 paraqitje në elitën e futbollit bullgar. 

Nga viti 2012 Miliev ishte i huazuar te ekipi izraelit Hapoel Nir Ramat Ha Sharon F.C., ndërsa kohë pas kohe është pjesë e kombëtares më të mirë të Bullgarisë. Shkëndija në luftën për angazhimin e Milievit ka fituar betejë të ashpër me ekipet Avelino dhe Carpi të Seria B të Italisë, të cilat kanë qenë të interesuara për angazhimin e bullgarit. Vetëm falë insistimit të madh të drejtuesve të Shkëndijës dhe bisedimeve të gjata, Yordan Miliev ka refuzuar ekipet italiane, duke vendosur që të pranojë ofertën për t’u transferuar në Tetovë. I bindur për të pranuar kalimin në taborin ‘kuqezi’, Miliev ka prishur në mënyrë individuale kontratën me Levskin.

Miliev sot në zyrat e kompanisë ‘Ecolog’ në Tetovë firmosi kontratë 18 mujore me Shkëndijën, ndërsa menjëherë pas kësaj kishte prezantimin zyrtar me fanellën ‘kuqezi’. Miliev pritet të jetë përforcim i madh për mbrojtjen e Shkëndijës, kur pritet të imponohet me kualitetin, përvojën dhe korpulencën e tij. Mbrojtësi bullgar të premten do t’i bashkëngjitet ekipit në seancat stërvitore. Yordan Miliev është përforcimi i shtatë i Shkëndijës në këtë merkato, pas Nuri Mustafit, Astrit Fazliut, Muhamed Useinit, Demir Imerit, Bojan Vruçinës dhe Denis Simijonoviç-it. / KF Shkëndija/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button