Musa Xhaferri: Për zgjedhje të parakohshme vendos Gruevski

Zëvendës Kryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhfaerri është shprehur decid duke thënë se për zgjedhje të parakohshme parlamentare vendos Nikolla Gruevski, por se nëse e kërkon një gjë të tillë kryeministri atëherë ai duhet të ofroj argumente bindëse para popullit, se përse do duhej të shkohej në zgjedhje të parakohshme, shkruan “Slloboden Peçat”.

“Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën para 7 muajve. Opozita nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, nëse një gjë të tillë e kërkon pozita, atëherë Gruevski duhet të ofroj argumente shumë të mira për këtë çështje. Zgjedhjet kërkohen për të ardhur në pushtet, pse t’i kërkonte Gruevski kur tashmë është në pushtet”, – ka thënë Xhaferri për “Slloboden Peçat”.

Xhaferri ka theksuar se për 6 -7 ditë shumë dilema do të qartësohen për opinionin, për sa i përket presidentit konsensual dhe zgjedhjeve të mundshme parlamentare.

Lajme të ngjashme

Back to top button