Tetovë, tymi nga djegia e mbeturinave ngulfat çdo ditë banorët

Masat e përcaktuara nga Komuna e Tetovës, kundër ndotjes së ajrit, deri më tani nuk gjejnë realizimin në praktik. 

Lëvizja e automjeteve të renda, vazhdon të mos ndjek itinerarin sipas masave të përcaktuara, ndërsa apeli për të kursyer përdorimin e veturave nga qytetarët, thuaj se është i papërfillshëm.

Për qytetarët, gjithë kjo nuk paraqet ndonjë shqetësim shumë të madh, përballë rreve të tymit që për çdo ditë shpërndahen mbi qytetin e Tetovës, nga djegia e mbeturinave në periferi të qytetit.

Zëdhënësi i policisë së Tetovës, për Portalb , thotë se nga Komuna e Tetovës, deri më tani nuk është kërkuar diçka për konkrete, sa i përket ndihmës së policisë për vënien në veprim të masave kundër ndotjes së ajrit, siç është ri rregullimi i lëvizjes së automjeteve të renda nëpër rrugët e qytetit.

Pjesa periferike, në hyrje të Tetovës, që më parë njihej për gjelbërimin e pasur, tani është shndërruar në një vend të rrezikshëm për djegien e mbeturinave.

Deri sa inspektoret komunal dhe sanitar, bëjnë kontrolle rigoroze të ndërmarrjeve të vogla, ata i mbyllin sytë, para një vendi kaq të rrezikshëm ku për çdo ditë digjen mbeturina.

Në hyrje të qytetit të Tetovës, në hapësirën që tani më është shndërruar në një deponi, për çdo ditë deponohen mbeturina dhe nga djegia e tyre ngrihet tymi në formë të rreve që shpërndahet në pjesën më të madhe të qytetit.

Qytetarët të cilët jetojnë në pjesën lindore të qytetit, ankohen se nga tymi nuk mund t’i  hapin as dritaret e shtëpisë. Ata ankohen ndaj punës së inspektorëve deh kanë paralajmëruar marrjen e masave dhe aktiviteteve për sjelljen indiferente kundër ndotjes së ajrit që në këtë rast më së shumti shkaktohet nga djegia e mbeturinave në afërsi të shtëpive dhe banesave të tyre.

Për drejtorin e Ndërmarrjes Publike në Tetovë, Xhelal Ceka, djegia e mbeturinave, konkretisht gomave, që tani më është shndërruar në një shqetësim të madh për qytetarët, bëhet nga persona të pandërgjegjshëm.

“Ne si NPK nuk mund ti dënojmë personat që djegin goma, kur ka një rast të tillë ai duhet të paraqitet në polici. Madje, duhet lajmëruar dhe kemi lajmëruar policinë sa herë që kontejnerët digjen nëpër rrugë. Për atë pjesë ku digjen deponitë është kompetent inspektorati, ai komunal dhe nga ministria e ambientit. Në reagojmë kur ndodh diçka në pjesët e gjelbra të qytetit që janë nën kompetencën tonë” tha për Portalb, drejtori i Ndërmarrjes Publike në Tetovë, Xhelal Ceka.

Qytetarët e Tetovës, thonë se deri më tani ka munguar ndërgjegjësimi i vetëqeverisjes lokale për zgjidhjen e çështjes së deponisë së qytetit. Sipas tyre, djegia e mbeturinave bëhet me qëllim, nga autoritete përkatëse për ët evituar grumbullimin e tyre. Ata pak para Viti të Ri dolën në protesta kundër ndotjes së ajrit.

Në video shihet si duket vendi ku grumbullohen mbeturinat me datë 22 dhjetor 2013. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button