Italianët do të investojnë në zonën ekonomike të Tetovës

Në Tetovë nënshkruhet marrëveshja e parë për investime në zonën e lirë të Tetovës. Bëhet fjalë për një investim prej 5 milionë euro të kompanisë italiane Itek për prodhimin materialeve kompozite e që pritet së shpejti të fillojë ndërtimin e objektit  në Zonën Teknologjike Industriale në Tetovë. 

Investimi do të jetë në lartësi prej mbi 5 milionë eurove, ndërsa që në start pritet të bëhen rreth 150 punësime të reja.

Kompania do të investojë në zonën e lirë ekonomike të Tetovës përmes kompanisë lokale Pro Compo Advanced Teknologies dhe është nga lëmia e materialeve Kompozite që përdoren për teknologji të avancuara. 

Lajme të ngjashme

Back to top button