Vdes ish-kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar

Në moshën 80-vjeçare ka vdekur ish-kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça.

Lajmi është bërë i ditur nga përfaqësues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë mbrëmë në mesnatë, njoftojnë mediat shqiptare.

Selim Muça rrjedh nga një familje me tradita islame. Karriera e tij fetare ka nisur në vitin 1992. Kurse, në mars 2004 mori detyrën e kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, post të cilin e mbajti deri në 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button