Gjendja e shiptarëve në Veri të Mitrovicës është rënduar

Një pjesë e rrugës mes lagjes Kroi i Vitakut dhe Lagjes së Doktorëve në Veri të Mitorvicës , po paraqet rrezik për banorët atje.

Por kjo nuk është e vetmja rrugë e pa rregulluar. Makinat nuk mund të kalojnë as në një zonë tjetër.

E për t’i shprehur pakënaqësitë, anëtarët e Këshillit të Veriut, dolën të shtunën në konferencë para Urës së Ibrit.

Madje ata cilësuan së gjendja në Veri për shqiptarët është rënduar.

E përfaqësuesi i kodrës së minatorëve , pohon se shkalla e lartë e pa punësimit është mjaft e lartë, sa që ka nga ata që mbahen në jetë nga personat që vdesin, transmeton Klan Kosova.

Kushtet e rënda ekonomike, e kanë dëmtuar edhe arsimimin e fëmijëve , andaj edhe nxënësit në pjesën e Veriut po pakësohen çdo ditë e më shumë.

Përfaqësuesit e banorëve shqiptarë, kërkuan edhe nga negociatorja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë , Edita Tahiri dhe nga qeveritarët e tjerë që t’i ndalin këto bisedime, ngase janë në dëm të shqiptarëve e më shumë në të mirën e Serbëve të Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button