fbpx

Erdogan i shpalli luftë të hapur xhematit të Gulenit

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan shpalli sot luftë të hapur me “perandorinë e frikës” siç e quajti rivalin e tij islamik Fetullah Gulen.

Ithtarët e Gulenit, predikues islamik i cili jeton në SHBA, janë akuzuar nga Erdogani, i cili i quajti tradhtarë, të cilët nën tentimet për hetimin për korrupsion tentojnë të kryejnë grusht shtet.

Ai apeloi deri te ambasadorët turq në mbarë botën që kolegëve të tyre të huaj t’u sqarojnë se cila është “fytyra e vërtetë” e organizatës së Gulenit, cilat janë dëshirat dhe ambiciet e tyre dhe si janë “dimensionet e rrezikut” nga ajo organizatë.

Kjo është hera e parë, pasi në dhjetor filloi kriza, Erdogani në emër ta përmend Gulenin dhe organizatën e tij Hyzmet.

Dhjetëra persona dhe disa politikanë nga rrethi i tij më i ngushtë janë arrestuar nën dyshim për marrje ryshfet në lidhje me projektet ndërtimore, për pastrim parash dhe trafik të arit.

Lajme të ngjashme

Back to top button