Pasqyra joreale për varfërinë në Maqedoni

Erol Rizaov, kolumnë – “ Qeveria shuan zjarre”, Utrinski Vesnik
Kjo qeveri për shtatë vite harxhoi shuma të mëdha për  investime kapitale joproduktive dështuese, të investuara në madhërimin e pushtetit, duke ndërtuar  ndërtime që janë në vendin e 101 –in vend në vendet e varfra. Tani, pas 7 vitesh urie qeveria vendosi të ndërtojë infrastrukturë me domethënie strategjike.

Sonja Maxhovska, editorial – “ Masa të reja për votë dhe shpëtim”, Utrinski Vesnik
Edhe vitin e kaluar në të njejtën kohë ndaheshin pensione më të larta, kompensim më i madh për rastet sociale, ndihmë të hollash për vetëpunësim, hiqeshin interese. Mundet të konstatohet se edhe të vitit të kaluar edhe të sivjetshmet kanë më shumë dimension social se sa ekonomik.

Ljupço Popovski, kolumnë – “Pyetje dhe përgjigje për varfërinë”, Utrinski Vesnik
Enti për statistikë mundet edhe një herë të ndryshojë metodologjinë dhe të zvogëlojë përqindjet, por kjo nuk do ti zgjidhë problemet e të varfërve, e do të ketë vetëm pasqyrë joreale për gjendjen e shoqërisë.

Dragan Tevdovski, kolumnë – “ Shtyllat e ardhmërisë- vizion social-demokratik”, Utrinski Vesnik
Deri tani “patriotët e mëdhenj”, Maqedonasit dhe Shqiptarët, me sukses i shfrytëzonin tensionet etnike në maskimin e shpërndarjes së padrejtë të të ardhurave, dhe çdo herë duke e servuar nacionalizmin në ven të standardit më të mirë jetësor.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “Kali i luftëtarit simbolizon triumfin”, Dnevnik
Me projektin “Shkupi  2014” Maqedonia fitoi, ose ripërtërini tre simbole nacionale. Këto janë- kali, për shkak të përmendores “ Luftëtari mbi kalë”, dhe revolucionarët të hypur mbi kuaj, mandej luani, për shkak të sundimit të VMRO – DPMNE, dhe syrit, për shkak të urës “Syri”, me dhjetëra statuja të personave të njohur dhe meritor. 

Mariela Trajkovska, koment – “ Tani çfarë do të jetë alibi për zgjedhjet?”, Dnevnik
Konsensusi i arritur do të thotë se partitë nuk do të munden të kërkojnë alibi për humbjen zgjedhore, si që vepronin deri tani, së pari në rregulloren zgjedhore. Nuk do të munden më të kalojnë akuzat se zgjedhjet janë kriminele, të falsifikuara, korruptuara, sepse rregullat ishin sipas masës së pushtetit.

Petar Atanasov, kolumnë –“ Kush është fajtor përmarrëdhëniet e “mira” ndëretnike?”, Sloboden Peçat
Në vitet e ardhshme do të thehen shtiza rreth matricës së shtetit kundrejt realitetit, do të insistohet për shpërndarje  më të madhe “ te drejtë dhe të përshtatshme”, do të thuren rrjete rreth integrimit të pambaruar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button