Schumacher, përgjithmonë në koma?!

Mjekët specialistë në France frikësohen se legjenda e Formula 1, Michael Schumacher mund ta kalojë të gjithë jetën në koma.

Revista gjermane “Focus” shkruan se Shumi rrezikon që të mos ngrihet më nga koma, pas disa testeve të kryera nga mjekët e spitalit në Grenoble të Francës, ku po qëndron legjenda e Formula 1.

Të njëjtën gjë shkruan edhe gazeta “Bild”, e cila citon një prej mjekëve që ka vizituar Shumin pas aksidentit, që ndodhi muajin e shkuar.

Që kur ndodhi aksidenti, më 29 dhjetor, Schumi duket se nuk ka bërë asnjë përmirësim, çka ka çuar edhe në ngritjen e dyshimeve se mund të qëndrojë përgjithmonë në gjendje kome. 

Lajme të ngjashme

Back to top button