Fule: Kosova duhet t‘i përmbushë kushtet për liberalizim vizash

Komisionari i zgjerimit të BE-së, Stefan Fule, në fjalimin e tij për Kosovën dhe Serbinë në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ka thënë se Kosova duhet të dëshmohet dhe t’i përmbushë kushtet për përmbylljen e negociatave për MSA-në dhe për liberalizim vizash. Kur Kosova t’i përmbush ato kushte, edhe BE-ja duhet të veprojë dhe të kryejë pjesën e saj të punës, raporton KTV.

Ndërsa, raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila edhe ka përpiluar tekstin e Rezolutës, e cila do të votohet sot, rikujtoi dhe një herë se në Kosovë duhet të bëhet shumë më tepër për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kësaj radhe kishte shumë deputet, të cilët kërkonin njohjen e Kosovës nga 5 shtetet anëtare që nuk e kanë bërë këtë, duke thënë se pavarësia tashmë është realitet.

Disa deputetë të PE-së kërkuan që Serbia të heqë Kosovën nga Kushtetuta e saj. Në këtë debat jashtëzakonisht aktivë ishin deputetët nga shteti më i ri i BE-së, Kroacia. Te paraqitjet e tyre ata mbështeten perspektivën evropiane të Serbisë, por me kushtin që Serbia vërtet të evropianizohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button