Rooney mbetet për shërim në Egjipt

Wayne Rooney nuk do të mund të ndihmoi skuadrën e tij në derbin e kësaj jave ndaj Chelseat. Rooney vazhdon të qëndroi për tretman në Egjipt në motin e ngrohët, por që pavarësisht kësaj, ai nuk do të mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës.

Lajmin e ka konfirmuar mjeku që po qëndron në Egjipt me të, Richard Hawkins. Mjeku anglez ka thënë se gjasat e Rooneyt janë 50 me 50 që të kthehet për ndeshjen pas asaj me Chelseat, ndaj Sunderland.

Lajm i mirë për Moyes do të jetë rikthimi në fushë i Robin Van Persiet. Rooney thuhet se ndjen ende dhimbje në kofshë, lëndim i cili do tretman edhe për pak ditë.

Lajme të ngjashme

Back to top button