Beogradi: Pas Enver Hoxhës, po presim Edi Ramën

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë në muajin shkurt. Pjesë e një turi rajonal për kryeministrin shqiptar do të jetë edhe Beogradi, njoftim i dhënë nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivan Mrkiq në të përditshmen e Beogradit, “Politika”.

Sipas kreut të diplomacisë serbe, data ekzakte e vizitës së Ramës nuk është specifikuar akoma, duke marrë në konsideratë se gjatë javëve të fundit Beogradi ka qenë i preokupuar me të tjera çështje të rëndësishme, si negociatat me Prishtinën dhe nisja e bisedimeve për anëtarësimin.

Gazeta thekson se kjo do jetë vizita e parë e një kryeministri shqiptar që prej asaj të Enver Hoxhës në vitin 1946.

Lajme të ngjashme

Back to top button