RSDM: Shpenzimet për një student 10.277 denarë

Kryetari i Rinisë Сocialdemokrate të Maqedonisë (RSDM), Stefan Bogoev dërgoi kritika për shumën e shpenzimeve për jetë dhe studime të studentëve në shtëpitë e studentëve, duke cekur se janë më të mëdha se rroga minimale.

“Rroga minimale mujore në Republikën e Maqedonisë paraqet 10.080 denarë, ndërsa shpenzimet maksimale për jetë dhe studim për një student të vendosur në shtëpi të studentëve paraqet 10.277 denarë. Dhe ajo përfshin qëndrim në shtëpinë e studentëve, blerje të librave, shpenzime për transport ndërurban në mënyrë që të mund studenti të kthehet në vendlindje dhe t’i shohë të afërmit, si dhe ushqim dhe jetë sociale”, tha në konferencë për shtyp Bogoev.

Në atë shpenzim, shtoi, nuk është prëfshirë shuma nga participimi të cilin studentët e paguajnë për të studiuar në fakultet. Sipas Bogoev, shpenzimet e larta dhe kushtet për jetë në shtëpitë e studentëve janë rezultat i politikave të pushtetit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button