Mjegulla edhe më tej vështirëson komunikacionin ajror

Mjegulla në Shkup edhe më tej po bën probleme në zhvillimin e komunikacionit ajror. Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” në mëngjes u realizua vetëm një fluturim.

Sipas informatave të publikuara në ueb faqen e aeroportit, herët në mëngjes ka fluturuar vetëm aeroplani i kompanisë “Vizer” për në Dortmund, ndërsa fluturimet për Zagreb dhe për Stamboll janë anuluar. Në mëngjes në aeroportin e Shkupti nuk ka ateruar as aeroplani i kompanisë “Turkish Ajrlajns” nga Stambolli.

Për shkak të motit të keq, veçmë disa ditë në aeroportin e Shkupit nuk realizohen shumica e fluturimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button