Greqi, demonstrata në Athinë kundër politikave “shtrënguese”

Një grup demonstruesish të pakënaqur me politikat “shtrënguese”, për një kohë të shkurtër pushtuan Zappeion, në Athinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Demonstruesit, anëtarë të Unionit të Lëvizjes së Punëtorëve (PAME) dhe një grup i pensionistëve për tri orë pushtuan Zappeion për shkak së cilës është shtyrë simpoziumi ku pritej të diskutohet rreth marrëveshjeve kolektive të punës.

Qindra demonstrues brohorisnin “Larg duart e juaja të pista nga pagat tona”, “Punëtor, mos e ul kokën, ti do të marrësh atë që meriton”.

Në simpoziumin dy ditorë do të marrë pjesë edhe ministri grek i Punës, George Katrougalos, ministri Federal i Punës dhe Çështjeve Sociale të Austrisë, Alois Stoger, ministri i Çështjeve Sociale të Portugalisë, Jose Antonio Vieira da Silva.

Protestat janë organizuar për shkak të masave shtrënguese që janë pjesë e negociatave me kreditorët evropianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button