PE fton Nimic të informojë për negociatat për emrin

Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit Evropian i bëri thirrje ndërmjetësuesit Methju Nimic që të informojnë për negociatat për emrin e Maqedonisë.

Këtë informacion e kumtoi gazeta proqeveritare greke “Katimerini”, duke shtuar se takimi i Komisionit, në të cilin do të duhej të marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi, duhet të mbahet në muajin shkurt.

Raundi i fundit i negociatave për emrin u mbajt në Nju-Jork në tetor të vitit të kaluar. Nimic atëherë, si edhe zakonisht, së pari në mënyrë të ndarë u takua me ambasadorët Jolevski dhe Vasilakis, e pastaj mbajti edhe takim të përbashkët.  Sipas mediave greke, atëherë në tryezë ende ishte propozimi i prillit “Republika e Epërme e Maqedonisë”.

Pas takimeve në Nju-Jork, Nimic në pyetje të gazetarëve nëse Uashingtoni dhe Moska mund të bëjnë presion ndaj Athinës dhe Shkupit, u bëri thirrje të gjithëve, nga secila organizatë qeveritare që pozitivisht të ndikojnë me qëllim që procesi i negociatave të ketë sukses.

“Çdoherë i inkurajojmë të gjithë të cilët mund të kenë ndikim pozitiv ndaj kësaj çështje që ta bëjnë këtë. Këto negociata janë në kuadër të KB-së dhe janë konfirmuar me Këshillin e sigurisë dhe Marrëveshjen e përkohshme. Kjo nuk do të thotë se të tjerët nuk mund pozitivisht të kontribuojnë. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve, nga secila organizatë qeveritare, pozitivisht të ndikojnë me qëllim që procesi të ketë sukses”, e transmetuan atëherë mediat greke, deklaratën e Nimicit.

Lajme të ngjashme

Back to top button