Edhe një mandat pesëvjeçar për Tome Axhiev

Edhe një mandate për Tome Axhiev si kryetari të Komisionit për verifikimin e fakteve.

Me tetë vota pro, tre kundër dhe një të përmbajtur Axhiev përsëri do të udhëheqë me Komisionin e lustrimit.

Për zëvendës të tij propozohet Asan Luma dhe për anëtarë Shpenc Vinca, Daut Dauti, Novica Veljanoski, Predrag Dimitrovski, Gjorgji Mallkovski, Vecko Zdravevski, Ristana Llallçevska, Cvetanka Sokollova Mlladenovska dhe Marija Zafirovska.

Në qoftë se zgjidhet kjo përbërje e Komisionit për lustrim katër prej anëtarëve të saj do të jenë të rinj.

Qeveria dhe opozita janë zënë ashpër për punën e deritanishme të komisionit. LSDM-ja opozitare nuk ka propozuar kandidat të saj për përbërjen e re të lustratorëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button