Conte: Me Liverpoolin do të jetë e vështirë

Antonio Conte përcjell besim por në të njëjtën kohë kërkon shumë kujdes nga skuadra e tij, në sfidën ndaj Liverpoolit.

” Unë mendoj se Liverpooli është një skuadër shumë e mirë. Ata luajnë me intensitet shumë të lartë. Liverpooli në cdo aksion sulmues del me shumë futbollistë përpara. Klopp ka ndërtuar një skuadër të mirë dhe për ne nuk do të jetë e lehtë. Duhet të tregohemi shumë të vëmendshëm ndaj tyre. Nëse luajmë me kujdes dhe dëshirë, mund tia dalim gjithsesi”.

Më pas Antonio Conte foli edhe për mungesën e kapitenit John Terry në sfidën ndaj Liverpool-it por edhe për mesfushorin spanjoll Cesc Fabregas i cili në këtë fillim sezoni është aktivizuar shumë pak nga trajneri italian.

” John Terry, ka një problem në ligamentin e gjurit dhe do ti duhen disa ditë për të qenë sërish gati. Zëvendësuesi i kapitenit në ndeshjen ndaj Liverpoolit do të jetë David Luiz i cili do të luajë ndeshjen e parë me ne që pas rikthimit në Londër. Fabregas nuk bën më pjesë në planet e mia? Jo kjo gjë nuk është aspak e vërtetë, Cesc është një lojtar i rëndësishëm për Chelsea-in dhe sigurisht që ai bën pjesë në planet e mia”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button