Zhbogar: Çështja e emigrantëve mbetet prioritet i lartë për BE-në

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE) në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar sot e vizitoi Qendrën e pritjes në Gjevgjeli, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vizitën e parë të sotme të punës Ambasadori tha se BE-ja deri më tani ka dhënë 14 milionë euro për Maqedoninë për trajtimin me sukses të krizës me refugjatët.

“Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian me të vërtetë shumë shpejt u përgjigjën në thirrjen nga vendi juaj për t’i ndihmuar në ballafaqimin me krizën e emigrantëve dhe për këtë arsye do të doja të përfitoj nga ky rast të falënderoj ata. Aktualisht ka ende 166 polic të huaj kufitar të cilët po ndihmojnë policinë tuaj në sigurimin e kufirit”, ka thënë Zhbogar.

“Kam përshtypjen nga bashkëbiseduesit e mi se ndihma e dhënë deri më tani nga BE-ja për t’u ballafaquar me krizën e refugjatëve për vendin tuaj është e mjaftueshme, por ne si partnerë çdo herë flasim për nevojat e ardhshme dhe do të vazhdojë të ndihmojë Maqedoninë edhe më tej”, u shpreh Zhbogar.
Ambasadori i BE-së tha se dy ditë më parë presidenti i Komisionit Evropian, Juncker njoftoi se në 12 muajt e ardhshëm BE-ja do të ketë tre prioritete, njëra prej të cilave i referohet krizës me emigrantët për të cilën ne punojmë në partneritet me vendin tuaj.
“Me të vërtetë do të doja të vazhdojmë edhe më tej të bashkëpunojmë si me qeverinë ashtu dhe me Komunën e Gjevgjelisë”, tha Zhbogar, duke shtuar se çështja e emigrantëve akoma mbetet prioritet i lartë për BE-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button