A po rritet anti-islamizmi në Maqedoni? (FOTO)

Shkrime anti-islame dhe fyese ndaj fesë islame sot janë shkruar nëpër muret në qytetin e Manastirit. Si që transmeton Tv Alfa, qytetarët e Manastirit kanë qenë të habitur kur grafitet janë paraqitur në pjesë të ndryshme të qytetit.

Vandalët në shkrimet “Stop islamizmit” kanë vendosur edhe simbolin e kryqit nacist – svastika. Grafiti në fotografi është bërë në shtëpinë e Muzeut të alfabetit, i cili vandalizohet për të satën herë.

Ditë më parë, disa persona në Strugë si pjesë e maskave të Karnavalit të Vevçanit, sërish kanë luajtur me ndjenjat e muslimanëve duke përdorur flamurin dhe veshjen karakteristike për këtë fe në kafeteritë e qytetit, saktësisht në kafenenë “Grifon” njofton portali lokal Haberlab

Para dy viteve pikërisht në këtë karnaval në mënyrë publike u bë përdhosja e librit të shenjtë të Kuranit, gjë që shkaktoi reagime të shumta në Maqedoni si dhe protesta kundër kësaj urrejtje në baza fetare.

Lajme të ngjashme

Back to top button