Ja si ta mbani shtëpinë gjithmonë të pastër

Pa dyshim se është e vështirë ta mbani rendin e shtëpisë, sidomos nëse përveç punëve të shtëpisë keni ndonjë punë tjetër, që ju merr pjesën më të madhe të kohës. Megjithatë disa zakone të mira mund të ju ndihmojnë ta mbani shtëpinë gjithmonë të pastër, shkruan goodhousekeeping.com, transmeton Portalb.mk.

1. Hiqni këpucët!

Mbani këpucët jashtë shtëpisë, sepse ato shpesh fusin papastërti brenda.

1

2.Rregullojeni shtratin!

Rregullojeni atë gjithmonë pasi të zgjoheni, sepse edhe nëse e tërë dhoma është në rregull, shtati në mes ia prish bukurinë.

3.Fshijeni banjon!

Kjo nuk do të ju merr shumë kohë, por do ta bëjë banjon tuaj të duket e pastër dhe e shkëlqyeshme.

2

4.Pastrojeni banakun e kuzhinës!

Një sasi e vogël uji dhe një sasi e vogël e detergjentit mjafton për ta rregulluar siç duhet edhe këtë punë. Lajini edhe enët para se të dilni nga shtëpia!

5.Pastrojeni shtëpinë para se të flini!

Para se të flini, me ndihmën e anëtarëve tjerë të shtëpisë rregullojini gjërat në vendin e tyre, pastroni pluhurin dhe dyshemenë. Nuk ka më mirë sesa të shihni gjithçka të organizuar kur do të zgjoheni të nesërmen nga gjumi.

3

 

6.Vendosni rrobat në vendin e vetë!

Para se të shkoni në shtrat, vendosni rrobat e pista në shportë dhe varini të pastrat në dollap. Dhe në mëngjes, pasi ti hiqni pizhamet tuaja vendosni ato në vendin e duhur!

7.Hapeni një dritare

Pas darke hapeni nga një dritare në secilën dhomë që të ajroset shtëpia. Kështu ajo do të jetë e freskët.

4

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button