Në Tanzani gjendet një pjesë e avionit të zhdukur malajzian MH370

Ministri australian i Infrastrukturës dhe Transportit, Darren Chester konfirmoi se pjesët e gjetura në ishullin Pemba të Tanzanisë në qershor të këtij viti i përkasin krahut të avionit të “Malaysia Airlines MH370”, raporton Anadolu Agency (AA).

Australia udhëheq kërkimin ndërkombëtar për avionin që u zhduk në vitin 2014 me 239 pasagjerë në bord.

Chester tha se pjesa e gjetur është sjellë në Australi me kërkesë të Qeverisë së Malajzisë dhe se në të kanë punuar specialistët e Byrosë së Sigurisë të Transportit (ATSB) në Australi.

“Në fund të hulumtimit u konstatua se pjesët e gjetura i përkasin avionit të zhdukur të Malajzisë”, shpjegoi Chester.

Sipas tij, shpresat janë të mëdha se avioni do të gjendet, dhe se vazhdojnë kërkimet për MH370.

Përndryshe, avioni i pasagjerëve “Malaysia Airlines” u zhduk më 8 mars të vitit 2014 gjatë fluturimit në relacionin Kuala Lumpur – Pekin.

Avioni u zhduk mbi Detin e Kinës Jugore, ndërsa në kërkimin e tij janë përfshirë disa vende. Në momentet e zhdukjes, në avion ndodheshin 227 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button