Marrëveshja për Kodin zgjedhor, nuk do të thotë zgjedhje paralele!

Marrëveshja e arritur midis partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE-së, BDI-së dhe partisë më të madhe opozitare LSDM-së, për Kodin zgjedhor, nuk nënkupton se bashkë me zgjedhjet presidenaciale do të ketë edhe parlamentare. 

Faktori ndërkombëtar nuk lejon të ketë zgjedhje paralele, thotë për Portalb analisti dhe profesori universitar, Mersel Bilalli.

‘Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse nuk ka marrëveshje te koalicioni. Por, edhe faktori i jashtëm bën presion që të mos ketë zgjadhje paralele. Mendoj se këtu qëllimi është kanalizimi i proceseve politike këtu gjatë vitit 2014, gjë e cila mund të pasojë me ndryshime dhe levizje serioze’ precizon Bilalli.

Ndryshe, marrëveshja e arritur, e cila nuk u pranua nga PDSH-ja, parasheh ndarjen e partive nga pushteti që nënkupton se zyrtarët nuk do të kenë të drejtë promovimin e projekteve të ndryshme para dhe gjatë fushatës. 

Harxhimi i mjeteve buxhetore do të jetë transparent ndërsa donacionet do të jenë të kufizuara deri në 50 mijë euro. Për gjithë shkelësit e këtyre obligimeve pasojnë edhe dënime me burg nga gjashtë muaj deri në 5 vjet. Po ashtu është rregulluar edhe çështja e reklamimit në media dhe prezantimi i barabartë i subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore. 

Partia Demokratike Shqiptare nuk e përkrah propozimin për Kodin Zgjedhor, me arsyetimin se ky propozim nuk vjen si rezultat i dialogut të mirëfilltë mes të gjitha partive më relevante në vend. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button