Honda i sjell fat Milanit, shënon golin e parë

Milani pa Masimiliano Allegrin sot është dukur skuadër e kthjellur. Nën drejtimin e përkohshëm të Mauro Tasotit, Milani e mposhti lehtë Spezian në kupë duke harruar humbjen turpëruese nga Sasuolo.

Milani fitoj me rezultat 3:1 ndërsa dilemën e fituesit e hoqi brenda 47 minuta duke shënuar plot 3 gola. Robinho dhe Pazzini shënuan dy golat e parë në ndeshje në pjesën e parë.

Honda me të startuar pjesa e dytë e shënoi golin e tij të parë në fanelën e Milanit. Ferrari në sekondat e fundit të ndeshjes e realizoi golin e nderit për Spezian

Lajme të ngjashme

Back to top button