Ç’ndodhi me kanalin e Florit në Youtube?

Krahas hiteve që ka sjell gjatë karrierës, këngëtari Flori Mumajesi njihet edhe si producent i suksesshëm. Këngëtari shqiptar e posedon studion e vetë, në të cilën incizohen këngë të shumta të këngëtarëve të njohur shqiptarë dhe më gjerë.

Gjithashtu, ai e ka në pronësi edhe kanalin Threedots në Youtube, i cili përmbante këngë të shumta, me miliona klikime. Vetëm kënga ‘Beso’, e interpretuar nga Elvana Gjata dhe ‘2 Po 2’ kishte miliona klikime, ndërsa këngët tjera të Florit, Elvanës, Stresit dhe këngëtarëve tjerë, po ashtu kishin mbi një milion klikime.

Por, ku mbetën këto këngë? Nëse futeni në këtë kanal, i cili ka 98,980 abonues në Youtube, mund ta shihni se gjithçka është e ‘bardhë’ dhe aty shkruan ‘This channel has no videos’ (Ky kanal nuk ka video).

Sigurisht, Flori ka fituar para të majme nga klikimet, prej këtij kanali. Nuk dihet ende se përse janë hequr të gjitha videot nga ky kanal.

Lajme të ngjashme

Back to top button