Tetë azilkërkues e padisin Maqedoninë në Strazbur

Tetë azilkërkues nga Siria, Iraku dhe Avganistani kanë vendosur të ngrenë padi kundër Maqedonisë për shkak se i kanë kthyer në Greqi, pas tentimit që me forcë ta kalojnë kufirin, në mars të këtij viti, transmeton Portalb.

Padia, në përpilimin e së cilës ka ndihmuar organizata gjermane për refugjatë Pro Azil, është ngritur në Gjykatën për të drejtat e njeriut pranë Këshillit Europian, në Strazbur.

Përfaqësuesi i organizatës, Karl Kop thotë se refugjatët kanë janë nga Siria, Iraku dhe Avganistani, por nuk i zbulon emrat e tyre.

Incidenti ka ndodhur më 14 mars të këtij viti në mes kufirit të Maqedonisë dhe Greqisë, kur qindra refugjatë me forcë kaluan në territorin e Maqedonisë, dhe më pas u arrestuan dhe u kthyen në Greqi. Migrantët atë periudhë ishin të bllokuar në kampin Idomeni në anën e Greqisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button