fbpx

Armëpushimi në Siri, civilët presin ende ndihmat

Sirianë që kanë mbetur pa ushqim në lindje të Alepos janë ende në pritje të ndihmës humanitare edhe tre ditë pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, transmeton Top Channel.

OKB është e zemëruar se karvanët e saj janë ende në kufirin turk, pasi lejet e premtuara nga qeveria siriane nuk janë materializuar ende. Sipas Rusisë, një aleate e qeverisë siriane, forcat e kësaj të fundit po tërhiqen nga Alepo. Por Departamenti Amerikan i Shtetit bëri me dije se nuk ka informacion që të tregojë tërheqjen e ushtrisë.

Ndihma humanitare për zonat e rrethuara ishte një prej marrëveshjeve që u arritën në kuadër të armëpushimit të negociuar nga SHB dhe Rusia.

Por më shumë se 20 kamionë që kanë ushqim për rreth 250 000 sirianë të rrethuar janë ende në kufirin turk dhe nuk mund të nisen pa lejet e premtuara.

Staffan de Mistura, i dërguari special i OKB-së për Sirinë, tha se nuk ka marrë dokumentet që do të lejonin kalimin e karvanëve në postblloqet ushtarake. Si pjesë e armëpushimit, palët ndërluftuese duhet të tërhiqen për të krijuar hapësirën e nevojshme për kalimin e ndihmës, por rebelët pretendojnë se ushtria nuk ka lëvizur nga vendi.

Zemërimi për këtë është shprehur qartë edhe nga banorët e zonave lindore të Alepos që thonë se rrethimi i qeverisë vazhdon dhe se nuk ka asnjë mundësi që ndihmat të shkojnë tek ata.

Megjithëse janë raportuar shkelje sporadike nga të dyja palët, armëpushimi po mban. Por nëse ndihmat humanitare nuk lejohet të kalojnë, ai nuk ka asnjë vlerë, pasi pikërisht ndihmat për civilët e bllokuar ishte edhe qëllimi kryesor i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close