Takohen Poposki e Zhbogar

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki kishte takim me ambasadorin e ri të sapoemëruar të jashtëzakonshëm të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, Samuel Zhbogar, kumtoi sot MPJ-­ja.

Në takim Poposki dhe Zhbogar biseduan për përparimin në procesin e euro-integrimit në Republikën e Maqedonisë. Në këtë kontekst janë theksuar pritjet për zbatimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, si bazë për intensifikimin e proceseve reformuese në Republikën e Maqedonisë në rrugën drejt BE­së. Është biseduar edhe për menaxhimin me krizën e refugjatëve dhe për ndihmën evropiane në këtë drejtim, që paraqet interes të përbashkët.

Ambasadori Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian edhe më tej do të vazhdojë me mbështetjen e vet në procesin e inkuadrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Në kuadër të takimit, ministri Poposki i ka dëshiruar mision të suksesshëm diplomatik ambasadorit Zhbogar në Republikën e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button