UNESKO shpalli Athinën “Kryeqendër botërore e librit” për vitin 2018

Athina është shpallur kryeqendra botërore e librit për vitin 2018, nga ana e UNESKO­s, lajmëron “Proto tema”.

Programi përfshinë takime me shkrimtarë, përkthyes dhe ilustratorë, pastaj ­ koncerte, ekspozita tematike, lexime poetike dhe punëtori nga sfera e vepritmarisë botuese. Qëllimi i programit është të bëhen librat të aksesueshëm për gjithë banorët e kryeqytetit, duke përfshirë edhe emigrantët dhe refugjatët. Anëtarët e Komitetit konsultativ gjithashtu e shqyrtojnë infrastrukturën kulturore të Athinës dhe mundësitë për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare. Athina do të jetë Kryeqendra e 18­të botërore e librit.

Më parë, primati i përkiste Madridit (2001), Alexandrisë (2002), Nju Delhit (2003), Antverpenit (2004), Montrealit (2005), Torinos (2006), Bogotës (2007), Amsterdamit (2008), Bejrutit (2009 ), Ljubjanës (2010), Buenos Airesit (2011), Erevanit (2012), Bangkokut (2013), Port Harkortit (2014), Inçonit (2015), Vroclavit (2016) dhe Konakrit (2017).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button