fbpx

Shqiptari arratiset nga salla e gjyqit në Danimarkë

Një 19 vjeçar shqiptar është arratisur në mënyrë spektakolare gjatë gjykimit në Gjykatën e Frederiksberg, në Danimarkë, pasi u ndihmua nga shokët e tij.

“Në lidhje me gjykimin ka pasur një rebelim në sallën e gjyqit, ku persona të panjohur rëzuan në tokë një oficer burgu dhe kështu ndihmuan Lavdrim Ahmedit të arratiset”, deklaroi zëvendës komisioneri i policisë se Kopenhaagenit, Rene Nicolai Jensen. Policia në Kopenhagen është në kërkim të të burgosurit të arratisur, Lavdrim Ahmedi, transmeton Albeu.

Lavdrim Ahmedi është 19 vjeç, 174 centimetra i gjatë, dhe ai është përshkruar si trup i zakontë, me sy kafe dhe flokë të shkurtëra e të zeza.

Policia thekson nuk e konsideron Lavdrim Ahmedin si një person të rrezikshëm

Lajme të ngjashme

Back to top button