fbpx

Provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë shumë për rastin “Monstra”

Provat e ofruara nga Prokuroria për rastin Monstra para të akuzuarit të fundit Sami Luta, nuk dëshmojnë  shumë lidhur me këtë proces, ka deklaruar avokati mbrojtës Naser Raufi.

Provat kryesore që ka ofruar Prokuroria, janë kryesisht ekspertiza e veturës, e plumbave, e dheut dhe e ADN-së.

 “ Jam i sigurt se nuk ka dëshmi, as dëshmi materiale as verbale. Akuza bazohet në dëshminë e dëshmitarit të koduar. Me atë kemi pas kontakte disa herë, në deklaratat e tij ka shumë dallime kruciale. Sipas meje ky person as nuk e di se ku gjendet vendi i Smillkovës”, deklaroi Naser Raufi, avokat.    

Lajme të ngjashme

Back to top button