Ambasadori britanik në Arabinë Saudite kthehet në Islam dhe kryen haxhin

Simon Collis, ambasadori i Britanisë në Arabinë Saudite, është bërë njeriu i parë në këtë detyrë që kryen haxhin.

I kthyer së fundi në Islam, një veteran në fushën e diplomacisë e ambasador në Riad që nga viti 2015, Collis është parë bashkë me të shoqen, Huda Mujarkech, me veshjen e bardhë të pelegrinëve.

Ka qenë një aktiviste ajo që i ka bërë fillimisht publike në Twitter pamjet e ambasadorit britanik me të shoqen në haxh.

“I pari ambasador britanik në mbretëri që kryen haxhin pasi bëhet musliman: Simon Collis dhe gruaja e tij, Huda, në Mekë. Faleminderit Zotit!”, ka shkruar aktivistja.

Diplomati britanik, ndërkohë që e ka falënderuar aktivisten, i është përgjigjur në arabisht një tjetër përdoruesi të rrjeteve sociale se ishte kthyer në Islam pasi kishte kaluar 30 vite në shoqëritë muslimane.

Ndërsa ka studiuar për arabisht, ai e ka nisur detyrën në Bahrejn, ku ka qenë sekretari i dytë i ambasadës britanike në vitet 1981-1984. Në Tuniz dhe në Aman ka shërbyer si zëvendësshef i misionit, për të vijuar në Dubai dhe në Basra si konsull i përgjithshëm.

Ai ka shërbyer si ambasador i Britanisë në Doha në vitet 2005-2007. Më tutje është shpërngulur në Damask,  me të njëjtën detyrë në vitet 2007-2012, e në Bagdad nga viti 2012 në 2014-tën. Në fillim të vitit të shkuar do të emërohej ambasador në Arabinë Saudite, transmeton Tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button