Shqipëria merr mbështetjen e Polonisë për statusin

Zëvendësministrja e Jashtme e Polonisë, Henryka Moscicka-Dendys, ka thënë se Polonia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Këto deklarata ajo i ka bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj shqiptar Sokol Dervishaj, transmeton shekulli.

“Polonia është mike dhe mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit. Vlerësoj përpjekjet e tuaja dhe ju inkurajoj të vijoni me rrugën e reformave që do të bëjnë të mundur, që shumë shpejt Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Polonia është e gatshme të japë ndihmën e saj për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit”, theksoi Dendys.

Lajme të ngjashme

Back to top button