OKB pret leje nga regjimi sirian për dërgimin e ndihmave

Përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura tha se Turqia ka treguar bashkëpunim jashtëzakonisht të madh me OKB-në për dërgimin e ndihmave humanitare në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Letra, leja përfundimtare që presim nga qeveria e Sirisë ende nuk ka mbërritur. Kjo është një e vërtetë. Me të vërtetë, kjo është një situatë për keqardhje”, tha Mistura.

Në fjalimin në konferencën për media në zyrën e OKB-së në Gjenevë, Mistura tha se pas armëpushimit të hyrë në fuqi me marrëveshjen e SHBA-ve dhe Rusisë, maunet me ndihma të OKB-së janë të gatshme për t’u dërguar në rajonet me nevojë emergjente në Siri dhe kryesisht në lindje të Halepit.

“OKB-ja është gati për të ndihmuar. Për të mbërritur në këto rajone ende nuk na ka mbërritur letra, leja përfundimtare që presim nga qeveria e Sirisë. Kjo është një e vërtetë. Me të vërtetë, kjo është një situatë për keqardhje sepse po humbasim kohë. Për arsyen se këto ditë nuk ka konflikte normalisht duhej të merrnim lejet dhe autokolona e ndihmave duhej të ishte nisur”, tha De Mistura.

Ndër të tjera duke transmetuar se kanë pësuar një zhgënjim të madh edhe për arsyen se Rusia ende nuk i ka marrë lejet e autokolonës së OKB-së, De Mistura shtoi se autoritetet turke kanë ofruar një bashkëpunim jashtëzakonisht të madh për dërgimin e autokolonës në Siri.

Gjithashtu De Mistura potencoi se autokolona e përbërë nga maunet e OKB-së me ndihma vazhdojnë të presin në zonën kufitare ndërmjet Turqisë dhe Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button