Interes i lartë i turistëve nga Rusia për të vizituar Turqinë

Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR) ka deklaruar se fluturimet charter nga ky vend drejt Turqisë janë 100 për qind të mbushura dhe se biletat kanë mbaruar me shpejtësi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim ATOR ka theksuar se kërkesat për të vizituar Turqinë pas heqjes së ndalimit të fluturimeve charter janë shumë të larta.

Në deklaratën në të cilën thuhet se në disa rajone janë vendosur fluturime shtesë për të përballuar fluksin theksohet se mbushja e avionëve është realizuar 100 për qind dhe se biletat shiten me një shpejtësi rekorde.

Operatorë të ndryshëm janë shprehur se turistët të cilët kanë vizituar Turqinë janë shumë të kënaqur dhe se kanë marrë komente shumë pozitive, ndërsa theksohet se nuk ka asnjë ankesë për kushtet.

Turistët rusë parapëlqejnë më shumë paketat e sistemeve “gjithëpërfshirëse” të hoteleve me 5 yje, thuhet në deklaratë dhe më pas theksohet se 20 për qind e kuotave të tetorit janë shitur.

Qeveria ruse më 28 gusht, pas krizës së avionit me Turqinë, vendosi pezullimin e ndalimit të fluturimeve të llojit charter drejt Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button