Argjentinasi ‘çmendet’ pas Monica Belluccit

Të enjten e kaluar ekipi i Napolit në futboll kishte stërvitje me dyer të hapura në stadiumin e tij.

Ndonëse ishte stërvitje, në stadium gjendeshin më shumë se 20 mijë spektatore dhe në të tilla raste, sportistët përfitojnë për të treguar diçka më shumë nga vetja e tyre., madje jo vetëm nga bota e futbollit.

Shumë sportistë komunikojnë me spektatorët edhe nëpërmjet intervistave të improvizuara që rëndom zhvillohen në të tilla vente.

Në këtë rast Gonzalo Higuain, argjentinasi qe ka zëvendësuar uruguaianin Edinson Cavani në zemrat e napolitaneve është prezantuar me një veshje shumë informate, dhe jo me kostumin e skuadrës.

Dhe ne këtë bluze, ai kish vendosur portretin e divës italiane Monica Bellucci, për te cilën Pipita (Higuain) lë mendjen.

Dhe menjëherë media ‘gossip’ hidhet në fantazi të shfrenuar, por që gjithsesi, nisur nga fama si joshës i rrezikshëm, ndoshta nuk do të kalojë shumë kohë dhe mund të shohim ndonjë hap me shumë nga ana e argjentinasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button