Do të botohet libri mbi jetën me legjendën e muzikës, Prince

Ish gruaja e legjendës së muzikës- Prince, Mayte Garcia do të shkruaj një libër mbi përvojat personale nga jeta me muzicientin, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk

prince-with-his-former-wife-mayte-garcia

Libri do të përfshijë lidhjen dhe martesën e çiftit dhe humbjen e dhimbshme të djalit të tyre në vitin 1996 dhe do të titullohet “The Most Beautiful”.

Sipas shtëpisë botuese të librit, “Hachetter”, kjo vepër që shpalos të fshehtat nga jeta e Prince, do të publikohet në prill të vitit 2017, në përvjetorin e parë të vdekjes së tij.

Lidhja jonë ishte e rrallë”, ka thënë Garcia, “Kam dashur që ta ndaj me të tjerët historinë e dashurisë tonë, me baticat dhe zbaticat që kishte. Ky njeri do të jetë gjithmonë pjesë e familjes time”.

Ata ishin takuar në prapaskenë në një koncert të Prince në vitin 1990, kur Garcia ishte vetëm 16-të vjeçare. Ajo e kishte tërhequr vëmendjen e tij si valltare, pasi nëna e saj i kishte dërguar këngëtarit një video të sajën duke vallëzuar, me shpresën se ai do ta punësonte. Prince dhe Garsia punonin bashkë dhe më pas u dashuruan e u martuan në vitin 1996. Ata kishin pasur edhe një djalë mirëpo ai vdiq pak javë pas lindjes për shkak të një defekti në kafkë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button