?Drita fillon përgatitjet me 18 janar

Klubi i Futbollit Drita nga Bogovina ka vendosur që përgatitjet ti fillojë nga 18 janari (e shtunë) kur edhe futbollistë do të njoftohen me plan-programin e punës dhe rrjedhën përgatitjeve.

Sa i përket stafit teknik, kryesia e klubit është në bisedime me tre trajner dhe pritet që deri të shtunën të përcaktohen se kush do të udhëheq ekipin në sezonin pranverorë, por nëse nuk arrihet marrëveshje me ta, atëherë ekipin e udhëheq Lupço Pirinski.
Nga ekipi kanë bërë të ditur se vetëm Driton Zeadini është i liri, i cili është huazuar nga Gostivari, por drejtuesit janë të gatshëm që edhe me te të arrijnë pëlqim për vazhduar bashkëpunimin.

Sipas të gjitha gjasave përgatitjet do të zhvillohen në vend, pasi nga klubi kanë njoftuar se për realizimin e fazave përgatitore kanë siguruar dy terrene të futbollit dhe një palestër.
KF Drita e Bogovinës ka falënderuar kryetarin e Komunës së Bogovinës për përkrahjen dhe kontributin e që ka dhënë për konsolidimin e radhëve të klubit. 

Lajme të ngjashme

Back to top button